Toka

Toka

2008

Puna e realizuar në Kikinda të Serbisë titullohet “Toka” dhe është realizuar në muajin maj të 2008 në një qytet të vogël në kufi me Hungarinë dhe me Rumaninë. Në një sipërfaqe të madhe lëndine dhe përballë një furri të madh, ku prej 30 vitesh punohej toka dhe janë realizuar edhe skulptura, po këtu është realizuar edhe ky instalazion. Është një planisferë e madhe e sheshtë, e përbërë nga 15 X 11 metra dhe e realizuar nga pjesë të vogla të skulpturave të ndryshme që prej dhjetëra vjetësh janë vendosur në cepa të ndryshëm të lëndinës dhe rrethojnë ndërtesën kryesore. Puna është realizuar me bashkëpunimin e “Outside Project – Center for International Studies of Art“, Dejan Atanackovic dhe Angela Nocentinin.