Pinoku prej mbeturinave
2019
Ky është realizimi i protagonistit të madh kukull të përrallës së Carlo Collodi-t, i gjatë 10 metra në këmbë, në pozicion vertikal. Pjesa e brendshme strukturore është e përbërë nga tuba hekuri të seksioneve të ndryshme. Pjesa e jashtme jep përshtypjen e një mozaiku të krijuar nga mbivendosja e mbeturinave shumëngjyrëshe. Gjymtyrët e kukullës janë me gjerësi të ndryshme, më i gjeri është trungu, pastaj këmbët dhe në fund krahët. Të gjitha mbetjet që përbëjnë trupin e Pinokjos, vihen re kur vëzhgohet nga afër. Ky Pinok dëshiron të jetë nje objekt paralajmerimi që na rikujton se mbetjet janë të vlefshme dhe nuk duhen nënvlerësuar kurrë, për tu kthyer në lëndën të parë dhe për t’i dhënë një përdorim tjetër.