Pallati i Vjetër

Pallati i Vjetër

2003

Ky punim është realizuar në Firence, i titulluar “Pallati i Vjetër” përbëhet nga ndërtimi në shkallë i ndërtesës së selisë të qeverisë politike të qytetit, në tetor të vitit 2003. Për ta realizuar janë perdorur 7 ton oriz në pako të mbyllura në mënyrë hermetike, nga një kilogram e gjysëm secila. E gjatë pesë metra është vënë në ekspozitë për 10 ditë në Piacën Ognissanti. Është realizuar në tetë ditë pune, ku për ta realizuar kanë marrë pjesë studenta të Akademisë të Arteve të Bukura të Firences dhe vullnetar të ndryshem. Orizi, në këtë punim, në fillim morri formën e një ndërtese që simbolizon fuqinë, pas tre javësh u nis në udhetim për të arritur në ato vende ku do të konsumohej, në një komunitet të fëmijëve në Tanzani dhe Rumani. Me bashkëpunimin e Bashkisë së Firences, Simone Silianin, Sergio Risalitin, Niccolò Angelin dhe Luca Buzzichellin.