Në pritje të identitetit
2020
Bëhet fjalë për një ndërhyrje bërë për të gjallëruar popullsinë e një lagjeje të degraduar, kryesisht për të ngjallur shpresë tek të rinjtë, e cila tregon dëshirën për të bërë gjëra të reja dhe të bukura por ende për t’u zbuluar. Ky instalim mendohet të indikoj se gjëra të tjera do të ndodhin me kalimin e kohës, pasi të jetë tejkaluar urgjenca pandemike dhe kur strukturat e shëndetit publik t’i kthehen normalitet. Janë ngjyra që lëvizin me erën dhe që kanë formën e një flamuri, në të njëjtën madhësi si të gjithë flamujt e të gjitha kombeve të botës. Pjesa më e ngushtë e këtij flamuri mbahet nga një shufër, ndërsa pjesa më e gjatë lëviz me erën. Vëzhguesit fillimisht do të mundohen të krijojnë lidhjen e ngjyrave dhe dizajnin me ato të një shteti të caktuar, por së shpejti do të kuptojnë se secili prej atyre flamujve nuk i përket asnjë vendi, nëse jo atherë një vendi ende të paidentifikuar. Ato janë rrjëdhimisht shprehje kulturalisht të panjohua, të cilat mund të krijojnë një vlerësim në pikëpamjen figurative të vëzhgimit të një kalimtari të zakonshëm.
nga Edoardo Malagigi dhe Zoya Shokoohi.