Liria e lapsit
2015
Ka realizuar në Fiesole një laps të madh prej kartoni dhe akrilik në janar të vitit 2015 me gjatësine prej 4 metrash, duke e titulluar “liria e lapsit”. E ndërtuar disa orë pas sulmit të një komandanti të Isis kundrejt grafikeve të revistës franceze “Charlie Hebdò” në Paris. E realizuar me dy kutija kartoni, colla e nxehtë, akrilik dhe karta. Pastaj është trasportuar, duke u mbajtur në krah, nga Fiesole në Bashkinë e Firences dhe pastaj në Akademinë e Arteve të Bukura të Firences, në zyrën e Regione Toscana dhe në Centro Pecci në Prato. Pas disa muajsh është mikpritur në Piazën “Loggia” në Brescia për të shënuar hapin e fundit. Ka dashur të raprezentojë një mesazh solidal drejt artistëve grafik të vrarë por edhe dëshira për të kujtuar vlerat universale të lirisë. Ne bashkëpunim me Bashkinë e Brescias, me “Casa della Memoria-Shtëpia e Memories” në Brescia, Manlio Milanin, Fabio Cavalluccin dhe Michele Barcaron.