Kursi i Design
1977-2014
Profesor në “Kursin e Design” në Akademinë e Arteve të Bukura të Firences nga viti 1977 deri në vitin 2014. Kursi ka pasur gjithmonë qëllimin për të zhvilluar aktivitete rreth kulturës së projektit dhe eksperimentimit të formave të reja të të shprehurit individual. Aktiviteti didatik ka dashur gjithmonë të vendos një vëmendje të madhe formimit të personalitetit të studentit. Janë dhënë shumë mundësi për të krijuar relata me realitetin e jashtëm dhe zhvillimin e tendencave kulturore dhe të vizioneve inovative. Është dhënë shumë kujdes lidhjes teorike me atë të artit dhe design. Në marrëdhënien me studentët është kërkuar gjithmonë të favorizohet autonomia e të shprehurit. Ka dëshiruar gjithmonë që vlerat si bamirësia ose mbrojtja e ambjentit të japin kontributin e tyre për të sygjeruar vendime të rëndësishme. Janë përballur me shumë tema mbi projektimin dhe shpesh janë ftuar të ballafaqohen me studentat shumë personazhe të rëndësishem të botës së artit dhe design. Shumeëstudenta kanë fituar çmime për cilësinë e lartë të projekteve të tyre. Shumë fabrika dhe agjenci kanë bashkëpunuar me kursin: Slamp, Dinamo Italia, Report Bio, Gonzagarredi, Ecolevante, Indire, Freeshout, Bambini in Emergenza, Quarter, Ecologicamente, Istituto per la Formazione e la Ricerca Applicata, Comune di Firenze, Clown One Italia, Ecologica, Artex, Dado Service, Hollywood University, Viceversa, MACEF, Istituto Innocenti, RAI, Sterpaia, Waste Recycling, Honyou School, Gruppo Abele, Comieco, Legambiente.