Capodoglio Giovanni

Capodoglio Giovanni

2019

“Capodoglio Giovanni” është një vepër e konceptuar nëpërmjet bashkëpunimit shkencor të Sabrina Airoldi-t, dhe bashkëpuimit të Valeria D’Ambrosio, Stefania Rinaldi, Maurizio Giani, Stefano Giovacchini-t. E projektuar në vitin 2007 dhe e realizuar në 2009-ën, u ekspozua për herë të parë në shtator të 2019-ës në Kopshtin Botanik të Universitetit të Firences dhe në nëntor 2019 në Ecomodo di Rimini. Kjo vepër interpreton format reale të Balenës së pranishme në Parkun Pelagos, në madhësinë e saj natyrale me gjatësi prej 12 metrash. Është e realizuar me përafërsi 4,000 kuti ambalazhi prej kartoni dhe alumini. U deshën plot tre muaj pune dhe pa ndihmën e vlefshme të 15 vunllentarëve të ardhur nga vende të ndyshme të globit , përfundimi i kësaj vepre nuk do të ishte e mundur: Beatrice Beneforti, Benedetta Chiari, Carla Riera, Christel Jonsson, Federico Niccolai, Giacomo Salerno, Ian Bertolucci, Irene Lupi, Irene Rovani, Katherine Desjardins, Lennart Persson, Noela Lotti, Robin De Santis, Silvia Iannotta, Ton Riera.

Procesi kreativ u shëndrua gjithashtu në një pjesmarrjeje aktive me qellimin për të zhvilluar interesin përsa i përket krijimit artistik me përdorimin e materialeve të mbetura dhe ato të pa riciklueshme. Struktura e brendshme e kësaj vepre është e ndërtuar nga shuftra hekuri, ndërsa për krijimin e lëkurës u përdor pjesa e aluminit të këtyre ambalazhimeve, si për shembull: kutitë e qumshtit, lë ngjeve të frutave, të kosit etj. Giovanni përcjell një mesazh të rëndësishëm i cili vlen për të gjithë ne, pasi ekulibri delikat i ekosistemit tonë është në gjendje kritike për shkak të aktivitetit njerëzor. Për dekada, tema e mbrojtjes së mjedisit dhe ndotjes së deteve është ngritur në vemendjen mbarëbotërore nga shkencëtarë dhe studiues nga e gjithë bota.