Art krijon pyetjet, design jep përgjigjet

Art krijon pyetjet, design jep përgjigjet

2003

“The Art ask, the Design answer” është titulli i një workshopi prej dy javësh për Univertitetin Veror të Prishtinës dhe Shoqatën Akademike të Prishtinës në Kosovë në vitin 2003. Ka mbajtur workshop në një hapësirë në Fakultetin e Arteve në Prishtinë. Pjesëmarrësit kanë qenë studentat e vendeve Ballkanike. Në ditët e para është bërë një hyrje mbi projektet që mbrojnë komunitetin me një vëmendje të veçantë mbi fëmijërinë. Pastaj vëmendje i është përqëndruar pjataformave me të cilat mund të krijosh punë në ambjentin e design me projektimin e produkteve industriale. Çdo pjesëmarrës ka punuar mbi një temë personale dhe një mënyrë vizive të tijën për ta komunikuar ose për ta prodhuar. Një pjesë e workshopit i është dedikuar shkëmbimit ndërmjet pjesëmarrësve dhe arsyeve të secilit mbi zgjedhjen e projektit. Janë ftuar eksperte të sektorit dhe janë berë vizita në fabrika. Disa gazeta, televizione dhe radio kanë berë intervista. Me bashkëpunimin e Mehmet Behlulit, Roya Ghiasyn dhe Sislej Xhafës.