Schillellè

Schillellè

2009

Punimi u realizua në Sardegna, në Pulje, një qytet në Jug të Ishullit dhe titullohet “Schilellè”. Është një peshk i gjatë tetë metra, i bërë me mbeturinat që deti sjell në tokë: shishe, kepucë, dru, plastike të ndryshme. Ka ngjasi popullore me peshkun barbun nga i cili merret “botarga”. I realizuar në pranverën e 2009 gjatë një workshopi prej pesë javësh, me femijët, peshkatarët, mësuesit, prindërit, i gjithë qyteti është aktivizuar në projekt. Të gjitha shkolat e qytetit kanë marrë pjesë. Punimi është instaluar në një lokal publik, mund të zmontohet dhe montohet në menyrë shumë të thjeshtë keshtu mund të spostohet kollaj kur duhet të dergohet për tu ekspozuar në takime mbi mbrojtjen e ambientit. Ishte kështu vetë qytetari i cili mori rolin e një ikone që trasmeton si askush tjetër nevojshmërine për të mbajtur në nivel të lartë mbledhjen e diferencuar të mbeturinave. Struktura e instalacionit është e përbërë nga pesë pjesë në material metali. Realizauar në bashkëpunim me Centro di Educazione ambientale e Lagunes di Nora, Anna Laccin, Daniela Faddan, Giuseppe Ollanon dhe Giovanni Lentin.