Pinoku i Pinokeve

Pinoku i Pinokeve

2010

Punimi i titulluar “Pinoku i Pinokëve” është realizuar në Firence. Skulptura e Pinokut në anën e jashtme të trupit është punuar me copa të vogla difektoze të mbetura nga prodhimi i pinokëve nga fabrikat e Lagos D’Orta, fabrika të cilat merren me punimin e pinokëve. Këto copa të vogla janë mbledhur nga fabrika Mastro Geppetto. Prezantimi është bërë gjatë ditës internazionale të Ambientit ne Gjenovë me një qershor të vitit 2010. Pjesa e brendshme e pinokut është e realizuar me tapë, është e gjatë 5 metra e 70 centimetra dhe riprodhon formën popullore të fundit të vitete 800. Është e zmontueshme, përbëhet nga pesë pjesë dhe mund të marrë forma të ndryshme si për shëmbul i ulur, në këmbë, duke vrapuar ose duke ecur. Ky punim don të përqëndroj vëmëndjen e spektatorit mbi çështjen e ambjentit si për shëmbull mbiperdorimin e burimeve. Në bashkëpunim me Gloria Bertoldon, Gianfranco Masin dhe Maurzio Gianin.